Skip to content

Tragjedia në Malishevë: Babai dhe dy fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë (Video)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malishevën, ku tre anëtarë të një familjeje, babai dhe dy fëmijët e tij, kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një banesë në lagjen “Mirdita”.

Sipas informacioneve të para, viktima është një burrë rreth 35 vjeç, ndërsa dy fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:55.

DrenicaOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Brenda banesës janë gjetur tre personat, të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku mjekët kanë konstatuar se ishin pa shenja jete.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e kësaj tragjedie./DrenicaOnline/

Published inNews