Skip to content

Tre kandidatët e VV-së nga Drenasi takohen me shtabin zgjedhor: Të gatshëm për fitoren e 7 qershorit

Tre kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje nga Drenasi, Enver Dugolli, Filloreta Bujupi dhe Osman Musliu, kanë zhvilluar takim me shtabin zgjedhor të VV-së në këtë komunë.

Në këtë takim, sipas njoftimit, është diskutuar për angazhimin dhe mobilizimin në prag të zgjedhjeve, ndërsa është shprehur gatishmëria për “fitoren e madhe të 7 qershorit”.

“Takim me Shtabin zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas. Angazhim dhe mobilizim. Të gatshëm për fitoren e madhe të 7 qershorit”, thuhet në njoftim.

Në postim janë promovuar edhe kandidatët dhe numrat e tyre në listë: Albin Kurti 1, Enver Dugolli 95, Filloreta Bujupi 101 dhe Osman Musliu 89.

Published inNews