Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Tringa Bujupi, ka kërkuar mbështetje për PDK-në në zgjedhjet parlamentare , transmeton portali DrenicaOnline.
Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ajo tha se numri 125 përfaqëson të gjithë ata që ende besojnë se Kosova ndërtohet me urtësi, punë dhe dinjitet.
“125 – për të gjithë ata që ende besojnë se Kosova bëhet me urtësi, me punë e dinjitet; për ta kthyer vendin te serioziteti dhe besimi”, ka shkruar Bujupi.
Ajo ka shpërndarë edhe sloganet “#PDK125” dhe “#88”, numrin e saj në listën zgjedhore./DrenicaOnline/

