Donald Trump ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e fundit, duke e cilësuar situatën si një “ditë të madhe për paqen botërore”.
Në një postim në Truth Social, ai tha se Irani është i gatshëm për marrëveshje dhe se “ka mjaftuar” me konfliktin, duke shtuar se e njëjta gjë vlen edhe për palët e tjera.
Trump theksoi se SHBA do të ndihmojë në menaxhimin e trafikut në Ngushticën e Hormuzit dhe paralajmëroi zhvillime pozitive në rajon.
Ai foli edhe për përfitime ekonomike dhe rindërtim të Iranit, duke shtuar se situata mund të çojë drejt një “Epoke të Artë” për Lindjen e Mesme.

