Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të babait të saj, përmes një mesazhi prekës, teansmeton DrenicaOnline.
Ajo shprehet se humbja është e rëndë për familjen, duke e përshkruar babanë si shtyllën më të fortë dhe mbështetësin më të madh në jetën e saj.
“Ai ishte shtylla jonë më e fortë, mbështetësi im më i madh, njeriu që na mësoi respektin për të tjerët dhe që, me dashuri të pastër, dinte të na mbante gjithmonë të bashkuar”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se kujtimi për të do të mbetet i përhershëm, duke shtuar se do t’i mungojë shumë.
Ngushëllime familjes Haxhiu për këtë humbje.


