Një zjarr i madh ka shpërthyer pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas videove që ka siguruar DrenicaOnline, një automjet është përfshirë nga flakët, ndërsa nga vendi i ngjarjes shihet tym i dendur.
Ende nuk dihet saktësisht shkaku i zjarrit apo çfarë po digjet në detaje.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Suharekës, ndërsa pritet ndërhyrja e njësive përkatëse.
DrenicaOnline do t’iu mbajë të informuar për zhvillimet e reja…

