Një zjarr i madh ka shpërthyer në këto momente në fshatin Sankoc të Drenasit, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit dhe shqetësim për banorët e zonës, transmeton portali DrenicaOnli ne.
Persona të papërgjegjshëm kanë hedhur një sasi të madhe gomash, të cilave më pas u është vënë flaka.
Si pasojë, flakët dhe tymi i dendur kanë përfshirë zonën përreth, duke u përhapur nga Sankoci deri në Harilaq të Fushë Kosovës.
Zjarrfikësit e Drenasit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Ndërkohë, ndotja e ambientit konsiderohet jashtëzakonisht e lartë për shkak të tymit të zi që ka mbuluar zonën./DrenicaOnline/


