Skip to content

Zvicër: Arrestohet 26-vjeçari kosovar pasi kërcënoi me vdekje ish-partneren

Një 26-vjeçar nga Kosova është arrestuar mbrëmjen e së martës në Frauenfeld të Zvicrës, pasi dyshohet se ka kërcënuar me vdekje ish-partneren e tij.

Sipas Policisë Kantonale të Thurgaut, i dyshuari e kishte kërcënuar gruan përmes mesazheve. Pas veprimeve hetimore, specialistët e policisë arritën ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë pak para mesnatës në Frauenfeld.

Nga rasti nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka bërë të ditur se motivet dhe rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta dhe po hetohen.

Published inNews