Skip to content

Zyrtari i VV-së në Drenas dhe djali i dëshmorit reagon ndaj Fatos Gecit: Thaçi dhe krerët e UÇK-së do të dalin faqebardhë nga Haga

Drin Halilaj, zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, ish-asamblist i këtij subjekti dhe djali i dëshmorit Ragip Halilaj, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të VV-së, Fatos Geci, i cili kishte thënë se shpreson në dënimin e përjetshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në reagimin e tij publik, Halilaj ka shprehur bindjen se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin të pafajshëm nga procesi gjyqësor në Hagë.

“Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi do të dalin triumfues dhe faqebardhë nga ai proces, ashtu siç edhe ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka deklaruar Halilaj.

Reagimi i tij ka marrë vëmendje të madhe, duke pasur parasysh edhe faktin se ai vjen nga familja e dëshmorit Ragip Halilaj. Deklarata vjen në kohën kur komenti i deputetit Fatos Geci ka nxitur debat të gjerë në opinion dhe në skenën politike.

Published inNews